Njoftim për shtyp: Mbi përzgjedhjen e bankave agjente në listën paraprake për kryerjen e procesit të kompensimit.

Publikuar më: 06-10-2017


Agjencia e Sigurimit të Depozitave në datën 24.07.2017 ka nisur procedurën e përzgjedhjes së bankave agjente në listën paraprake, duke ftuar të gjitha bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave për paraqitjen e shprehjeve të interesit. Kjo procedurë është e parashikuar të zhvillohet gjatë veprimtarisë së përditshme të Agjencisë dhe i shërben gadishmërisë së saj në rastin e ndodhjes së një ngjarje sigurimi. Në këtë fazë Agjencia përzgjedh një listë paraprake me jo me shumë se tre banka anëtare të skemës të cilat përmbushin kriteret e përgjithshme dhe marrin nga vlerësimi i kritereve teknike, pikët më të larta.

Bankat të cilat paraqitën shprehjen e interesit për pjesëmarrjen në këtë procedurë ishin:

  1. Banka Kombëtare Tregtare SHA
  2. Banka Raiffeisen SHA
  3. Banka Societe Generale SHA
  4. Banka Intesa SanPaolo SHA
  5. Banka Credins SHA
  6. Banka Union SHA
  7. Banka Amerikane e Investimeve SHA

Sa më sipër Agjencia ka përfunduar procesin e vlerësimit, i cili u finalizua me  Vendimin e Këshillit Drejtues të Agjencisë nr. 23, datë 3.10.2017 “Mbi përzgjedhjen e bankave agjente në listën paraprake për kryerjen e procesit të kompensimit”.

 

Më poshtë vendimi i Këshillit i Drejtues:

Vendim i Keshillit Drejtues nr. 23 datë 03 Tetor 2017 Mbi përzgjedhjen e bankave agjente në listën paraprake për kryerjen e procesit të kompensimit