Data e fillimit: 13/11/2017
Data e mbarimit 17/11/2017
Vendndodhja: Agjencia e Sigurimit të Depozitave
Në datat 13-17 nëntor 2017, Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) me mbështetjen e ekspertëve të Financial Services Volunteer Corps (FSVC), zhvilloi në ambientet e saj një aktivitet një javor me tematikë “Mbi ushtrimin e simulimit për kompensimin e depozitave të siguruara”, me synim përgatitjen e skenarëve të ndryshëm të simulimit. Ushtrimi i simulimit do të ndikojë në rritjen e aftësive profesionale të stafit të Agjencisë për ndërtimin dhe ekzekutimin e ushtrimeve të tilla në të ardhmen. Gjithashtu do të përmirësojë nivelin e gatishmërisë dhe kapaciteteve profesionale të nevojshme për përmbushjen e mandatit ligjor të ASD-së.
Ky është projekti i radhës i organizuar nga FSVC, në kuadrin e një programi për forcimin e kapaciteteve institucionale të ASD.
I gjithë aktiviteti u financua nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).