Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 30 Janar 2024

Publikuar më: 05-02-2024


Në mbledhjen e datës 30 Janar 2024, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Për miratimin e kalendarit të punës për vitin 2024 të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Në mbështetje të nenit 52 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, të ndryshuar, të nenit 5, shkronja “c”, të nenit 7, shkronja “a”, si dhe të nenit 10, pika 3 të Rregullores “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014, me propozim të Kryetarit, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi Kalendarin e Punës të këtij Këshilli për vitin 2024.

  • Për miratimin e Planit Strategjik të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitet 2021-2023.

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “dh” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 6, pika 2, shkronja “r” të Statutit të Agjencisë, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, shqyrtoi dhe miratoi Planin Strategjik të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitet 2024-2026. Ky Plan, i cili është një vijimësi e Planit Strategjik 2021-2023, përcakton prioritetet dhe iniciativat strategjike për periudhën afatshkurtër dhe afatmesme. Për trevjeçarin 2024-2026, prioritetet strategjikë të Agjencisë do të jenë: I. Rritja dhe forcimi i kapaciteteve operacionale, financiare, rregullative, njerëzore dhe infrastrukturore të Agjencisë për përmbushjen e objektivave institucionale, II. Garantimi i komunikimit efektiv me grupet e interesit përmes ndërveprimit me anëtarët e skemës dhe aktorë të tjerë të identifikuar, dhe III. Projektet në kuadër të Programit kombëtar për aderimin në BE.

Plani Strategjik 2024-2026 mund të konsultohet seksionin përkatës në faqen zyrtare të internetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

  • Për miratimin e “Raportit të bashkimit të operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k. dhe “Deloitte Albania” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit të Analizës së Riskut, për periudhën 1 janar 2023 – 31 dhjetor 2023”

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “j”, të nenit 63, pika 2 të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar, të nenit 18, pika 1 dhe pika 4 të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 17 të Rregullores “Për Kartën e Auditimit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendim Qarkullues të Këshillit Drejtues nr. 16, datë 30.04.2020, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi “Raportin e bashkimit të operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k. dhe “Deloitte Albania” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit të Analizës së Riskut, për periudhën 1 janar 2023 – 31 dhjetor 2023”.

  • Për miratimin e “Raportit të bashkimit të operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k. dhe “Deloitte Albania” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit të Financës dhe Investimeve, për periudhën 1 janar 2023 – 31 dhjetor 2023”

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “j”, të nenit 63, pika 2 të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar, të nenit 18, pika 1 dhe pika 4 të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 17 të Rregullores “Për Kartën e Auditimit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendim Qarkullues të Këshillit Drejtues nr. 16, datë 30.04.2020, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi “Raportin e bashkimit të operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k. dhe “Deloitte Albania” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit të Financës dhe Investimeve, për periudhën 1 janar 2023 – 31 dhjetor 2023”.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe raportet e auditimit të brendshëm për ecurinë e gjetjeve të Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun, të Sektorit Juridik dhe të Sektorit dhe Administratës dhe Burimeve Njerëzore për periudhat përkatëse. Shërbimi i auditit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave kryhet nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k. dhe “Deloitte Albania” sh.p.k. në përputhje me Standardet Ndërkombëtare për Praktikën Profesionale të Auditimit të Brendshëm (IPPF).

Këshilli Drejtues shqyrtoi informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.