Në datën 21 Dhjetor 2023, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës.nnNë këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:
- Mbi miratimin e buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2024.
Në mbështetje të nenit 44, pika 1, shkronja “a”, të nenit 52, pika 1, shkronja “gj”, të nenit 53, pika 5, shkronja “f” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 18, pika 1, shkonja “b” të Rregullores “Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me vendim të Këshillit Drejtues nr. 34, datë 27.11.2020, si dhe të nenit 18 të Rregullores “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014 me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi Buxhetin e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2024.nnKëshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.