Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 12 Korrik 2019

Publikuar më: 15-07-2019


Në mbledhjen e datës 12 Korrik 2019, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, në vijim të vendimmarrjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë “Për dhënien e miratimit paraprak për bashkimin me përthithje të Bankës Union Sh.A. me Bankën Ndërkombëtare Tregtare Sh.A.”, bazuar në dispozitat ligjore të parashikuara në ligjin nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar si dhe në akte të tjera ligjore dhe nënligjore, mori në shqyrtim dhe miratoi përjashtimin nga skema dhe revokimin e certifikatës së sigurimit të depozitave të Bankës Ndërkombëtare Tregtare Sh.A., të përthithur nga Banka Union Sh.A..

Vendimmarrja e Këshillit Drejtues e ngarkon bankën përthithëse, Bankën Union Sh.A., që të mbajë të veçuara, për qëllime të sigurimit nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, depozitat e siguruara të subjektit të përthithur, Banka Ndërkombëtare Tregtare Sh.A., për një periudhë tre-mujore nga hyrja në fuqi e revokimit të licencës, që përkon me çregjistrimin e këtij subjekti në Qendrën Kombëtare të Biznesit.