07/18/2019

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 18 Korrik 2019

Në mbledhjen e datës 18 Korrik 2019, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi miratimin e Pasqyrave Financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e mbyllur 30 Qershor 2019.

nNë bazë dhe për zbatim të nenit 52 pika 1, shkronja “l”, të nenit 53, pika 5, shkronja “ë”, dhe të nenit 62, pika 1 dhe pika 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 6, pika 2, shkronja “c”, të nenit 8, pika 2, shkronja “l” të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi Pasqyrat Financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tre-mujorin e mbyllur më 30 Qershor 2019.

  • Mbi miratimin e Pasqyrave Financiare të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për tremujorin e mbyllur 30 Qershor 2019.

nNë bazë dhe për zbatim të nenit 43, pika 1, shkronja “m/1” të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar, nenit 71, pika 2, të nenit 73, pika 1, dhe të nenit 79, pika 1 të ligjit nr. 133/2016, datë 22.12.2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, të nenin 15, pika 1 dhe pika 5 të Vendimit nr. 56, datë 3.10.2017 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë “Për miratimin e Rregullores “Për Fondin e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme dhe procedurat për administrimin e tij”, Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi Pasqyrat Financiare të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për tremujorin e mbyllur 30 Qershor 2019.

  • Mbi shfuqizimin e Vendimit të Këshillit Drejtues nr.183, datë 28.09.2007 “Për miratimin e Manualit të Operacioneve Monetare për SAMFSH”

Në zbatim të nenit 53, pika 6 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar, të nenit 8, pika 3 të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 9, shkronja “d” të Rregullores nr. 17, datë 28.07.2016 “Për politikën e administrimit të mjeteve financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të ndryshuar, të nenit 6, pika 7, shkronja “a” dhe të nenit 15 dhe 22, pika 3 të Rregullores nr.25, datë 31.10.2018 “Për organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e njësive organizative të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, Këshilli Drejtues miratoi shfuqizimin e Manualit të Operacioneve Monetare, duke shfuqizuar Vendimin e Këshillit Drejtues nr.183, datë 28.09.2007 “Për miratimin e Manualit të Operacioneve Monetare për SAMFSH”. Manuali i ri do të adresojë ndryshimet ligjore dhe rregullative të kuadrit ligjor të Agjencisë si dhe do të përshtatet, ndër të tjera, me funksionin që i është caktuar institucionit nga Ligji për Ndërhyrjen e Jashtëzakonshme nr. 133/2016, si administrues i Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme në banka.

  • Mbi miratimin e raportit të PricewaterhouseCoopers Audit sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun për vitin 2019”.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi raportin e auditimit të brendshëm të veprimtarisë së Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave për vitin 2019. Shërbimi i auditit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave kryhet nga kompania PricewaterhouseCoopers Audit sh.p.k. në përputhje me Standardet Ndërkombëtare për Praktikën Profesionale të Auditimit të Brendshëm (IPPF).nnKëshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Scroll to Top