Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 11 Shkurt 2021

Publikuar më: 22-02-2021


Në mbledhjen e datës 11 Shkurt 2021, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Për anëtarësimin e shoqërisë së kursim – kreditit “FAST CREDIT ALBANIA” në skemën e sigurimit të depozitave dhe dhënien e certifikatës për sigurimin e depozitave.

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 22, pika 5 dhe pika 6, të nenit 23 dhe nenit 52, pika 1, shkronja “p” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 69, pika 2 të ligjit nr. 52/2016, datë 19.5.2016  “Për shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre”, të nenit 7, pika 2 dhe pika 3 të Udhëzimit Nr. 4188, datë 1.9.2016 “Për sigurimin e depozitave në shoqëritë e kursim-kreditit”, të nenit 10, pika 6 dhe të nenit 18 pika 2 të Rregullores “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, si dhe të njoftimit të Bankës së Shqipërisë mbi dhënien e licencës shoqërisë së kursim-kreditit “Fast Credit Albania”, Këshilli Drejtues miratoi anëtarësimin e shoqërisë së kursim – kreditit “FAST CREDIT ALBANIA” në skemën e sigurimit të depozitave dhe dhënien e certifikatës për sigurimin e depozitave.