Në mbledhjen e datës 29 Janar 2021, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:
- Mbi miratimin e kalendarit të punës të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2021.
nKëshilli Drejtues bazuar në aktet nënligjorë përkatëse miratoi programin e punës për vitin 2021, së bashku me kalendarin e mbledhjeve që do të zhvillojë gjatë këtij viti. Kalendari i mbledhjeve të Këshillit Drejtues mund të konsultohet në faqen zyrtare të Agjencisë.
- Për miratimin e termave të referencës dhe kritereve të përzgjedhjes së Audituesit të Jashtëm të Specializuar, për auditimin e jashtëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitet financiare 2021 – 2024.
Në bazë dhe për zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “j” dhe të nenit 63, pika 1 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, të ndryshuar, dhe të nenit 79, pika 4 të Ligjit nr. 133/2016, datë 22.12.2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, Këshilli Drejtues miratoi termat e referencës dhe kriteret e përzgjedhjes së Audituesit të Jashtëm të Specializuar, për auditimin e jashtëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitet financiare 2021 – 2024. Pasqyrat financiare në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave përgatiten në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS).nnKëshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.