Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 08 Prill 2020

Publikuar më: 09-04-2020


Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e tij në datën 08 Prill 2020. Mbledhja, e cila bazuar në nenin 7, pika 6 të Statutit të Agjencisë, u zhvillua nëpërmjet procedurave me vendim qarkullues, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Për trajtimin e përkohshëm financiar mujor të anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 45, pika 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të ligjit nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”, të nenit 10, pika 6 të Rregullores “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, si dhe të shkresës së Kuvendit të Shqipërisë nr. prot 1053, datë 02.04.2020, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave vendosi që Anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 267, datë 31.03.2020 “Për trajtimin e përkohshëm financiar mujor të disa funksionarëve dhe nëpunësve të administratës shtetërore gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”, të përfitojnë përkatësisht shpërblim mujor dhe pagë mujore neto në masën 50% të atyre aktuale. Në këtë mënyrë organet drejtuese të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave solidarizohen me nismën e Byrosë së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në funksion të lehtësimit të përballimit të nevojave si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi COVID-19 si dhe me masat e ndërmarra nga Këshilli i Ministrave dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë.