03/31/2020

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 30 Mars 2020

Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës në datën 30 Mars 2020. Mbledhja, e cila bazuar në nenin 7, pika 6 të Statutit të Agjencisë, u zhvillua nëpërmjet procedurave me vendim qarkullues, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi miratimin e Raportit mbi Realizimin e Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2019.

Në mbështetje të nenit 52 pika 1, shkronja “l”, nenit 53, pika 5, shkronja “ë” të ligjit nr.53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 6, pika 2, shkronja “d”, dhe nenit 8, pika 2, shkronja “m” të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Këshilli Drejtues miratoi Raportin e Realizimit të Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2019.

  • Për miratimin e Progres Raportit të ecurisë së punës të auditimit të brendshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për periudhën 2017 – 2019.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi progres Raportin e ecurisë së punës të auditimit të brendshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për periudhën 2017 – 2019. Shërbimi i auditit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave kryhet nga kompania PricewaterhouseCoopers Audit sh.p.k. në përputhje me Standardet Ndërkombëtare për Praktikën Profesionale të Auditimit të Brendshëm (IPPF).nnKëshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Scroll to Top