Mbi vizitën e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave në institucionin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme në banka dhe sigurimin e depozitave të Danimarkës, Finansiel Stabilitet.

Publikuar më: 07-10-2022


Në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe punonjës të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilluan një vizitë dy ditore në institucionin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme në banka dhe sigurimin e depozitave të Danimarkës, Finansiel Stabilitet. Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i eksperiencave në fushat me interes për institucionet përkatëse.

Diskutimet midis palëve kishin në fokus sfidat me të cilat po përballen institucionet rregullatore financiare, në situatën e zhvillimeve financiare globale, si dhe masat e aplikuara në juridiksionet përkatëse. Gjithashtu, duke marrë në konsideratë që Danimarka është shtet anëtar i Bashkimit Evropian, temë e diskutimeve, ndër të tjera, ishin dhe përpjekjet e projektet e ASD për përputhshmërinë me acquis communitaire në fushën e sigurimit të depozitave si dhe implementimi nga Finansiel Stabilitet i kuadrit ligjor të BE-së në kontekstin kombëtar.

Në përfundim të këtij takimi palët rikonfirmuan qëllimet e tyre në funksion të shtrirjes së mëtejshme të bashkëpunimit dypalësh.