Mbi përzgjedhjen e bankave agjente në listën paraprake, për periudhën 2021-2023.

Publikuar më: 21-12-2020


Agjencia e Sigurimit të Depozitave në datën 18.09.2020 ka nisur procedurën e përzgjedhjes së bankave agjente në listën paraprake, për periudhën 2021-2023, duke ftuar të gjitha bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave për paraqitjen e shprehjeve të interesit. Kjo procedurë është e parashikuar të zhvillohet gjatë veprimtarisë së përditshme të Agjencisë dhe i shërben gatishmërisë së saj në rastin e ndodhjes së një ngjarjeje sigurimi. Në këtë fazë, Agjencia përzgjedh një listë paraprake me jo më shumë se tre banka anëtare të skemës, të cilat përmbushin kriteret e përgjithshme dhe marrin nga vlerësimi i kritereve teknike, pikët më të larta.

Bankat të cilat paraqitën shprehjen e interesit për pjesëmarrjen në këtë procedurë ishin:

  1. Banka Raiffeisen SHA
  2. Banka Amerikane e Investimeve SHA
  3. Banka Intesa SanPaolo SHA
  4. Banka Kombëtare Tregtare SHA
  5. Banka OTP SHA
  6. Banka Credins SHA

Sa më sipër Agjencia ka përfunduar procesin e vlerësimit, i cili u finalizua me Vendimin Qarkullues të Këshillit Drejtues të Agjencisë nr. 39, datë 15.12.2020 “Mbi përzgjedhjen e bankave agjente në listën paraprake për periudhën 2021-2023”.

Më poshtë vendimi i Këshillit i Drejtues:

Vendim qarkullues Nr. 39, datë 15.12.2020 Mbi përzgjedhjen e bankave agjente në listën paraprake për periudhën 2021-2023