Agjencia e Sigurimit të Depozitave në datën 18.09.2020 ka nisur procedurën e përzgjedhjes së bankave agjente në listën paraprake, për periudhën 2021-2023, duke ftuar të gjitha bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave për paraqitjen e shprehjeve të interesit. Kjo procedurë është e parashikuar të zhvillohet gjatë veprimtarisë së përditshme të Agjencisë dhe i shërben gatishmërisë së saj në rastin e ndodhjes së një ngjarjeje sigurimi. Në këtë fazë, Agjencia përzgjedh një listë paraprake me jo më shumë se tre banka anëtare të skemës, të cilat përmbushin kriteret e përgjithshme dhe marrin nga vlerësimi i kritereve teknike, pikët më të larta.
Bankat të cilat paraqitën shprehjen e interesit për pjesëmarrjen në këtë procedurë ishin:
- Banka Raiffeisen SHA
- Banka Amerikane e Investimeve SHA
- Banka Intesa SanPaolo SHA
- Banka Kombëtare Tregtare SHA
- Banka OTP SHA
- Banka Credins SHA
Sa më sipër Agjencia ka përfunduar procesin e vlerësimit, i cili u finalizua me Vendimin Qarkullues të Këshillit Drejtues të Agjencisë nr. 39, datë 15.12.2020 “Mbi përzgjedhjen e bankave agjente në listën paraprake për periudhën 2021-2023”.
Më poshtë vendimi i Këshillit i Drejtues: