Leksion i hapur në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

Publikuar më: 09-11-2023


Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD)  dhe Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë (UMSH) si dhe një prej objektivave strategjikë të ASD për të bashkëpunuar me institucionet e arsimit të lartë, në ambientet e UMSH-së u zhvillua një leksion i hapur me studentë të ciklit master të degës Financë – Bankë.

Leksionin e hapi zv. Dekania e Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe njëkohësisht Drejtore e Programeve Master, Prof.Asoc.Dr. Orkida Ilollari.  Ndër të tjera, Znj. Ilollari tha që qëllimi i këtij aktiviteti është të afrojë dhe të përfshijë studentët e shkencave ekonomike me veprimtarinë dhe funksionet e institucioneve publike financiare dhe në rastin konkret me Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, institucioni që administron skemën e sigurimit të depozitave në vend.

Leksioni me temë “Skema e sigurimit të depozitave në Shqipëri, ASD, roli dhe funksionet e saj” prezantoi audiencën me skemën sigurimit të depozitave në Shqipëri, përfitimet dhe kufizimet e saj, rolin dhe funksionet e ASD-së si i vetmi institucion që siguron depozitat dhe kompenson depozituesit e subjekteve anëtare të skemës (bankave/shkk-ve) në rast likuidimi të detyruar. Në përfundim të leksionit punonjësit e ASD-së ju përgjigjën interesit të shfaqur nga studentët duke diskutuar dhe sqaruar më në detaje pyetjet dhe komentet e tyre.