Leksion i hapur në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti Tiranë, me temë “Skema e sigurimit të depozitave në Shqipëri, Agjencia e Sigurimit të Depozitave, roli dhe funksionet e saj”

Publikuar më: 21-12-2023


Në kuadër të fushatës së edukimit financiar të brezit të ri, përfaqësues të ASD-së zhvilluan një leksion të hapur me studentë të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, me temën “Skema e sigurimit të depozitave në Shqipëri, Agjencia e Sigurimit të Depozitave, roli dhe funksionet e saj”.

Leksionin e hapi Dr. Martin Serreqi, i cili theksoi rëndësinë që i ka kushtuar Fakulteti Ekonomik bashkëpunimit me institucionet bankare dhe financiare dhe në rastin konkret vlerësoi bashkëpunimin me ASD-në për zhvillimin e leksionit i cili kontribuon në  rritjen e njohurive të studentëve për të kuptuar si funksionon skema e sigurimit të depozitave dhe ndikimi i saj në tregun bankar dhe në stabilitetin financiar në vend.

Përfaqësuesit e agjencisë theksuan që ASD si një nga institucionet e rrjetit të sigurisë financiare në vend, i kushton një vëmendje të madhe jo vetëm informimit dhe por edhe edukimit të këtij target grupi. Në këtë këndvështrim, studentët u njohën me tiparet kryesore të skemës së sigurimit të depozitave në Shqipëri, përfitimet dhe kufizimet e saj, nivelet maksimale të mbulimit të depozitave të sigurueshme në banka dhe shkk, dhe fazat nëpërmjet të cilave zhvillohet procesi i kompensimit të depozituesve (bankave/shkk-ve) në rast likuidimi të detyruar. 

Pjesëmarrja proaktive e studentëve si dhe niveli i interesit të shfaqur nëpërmjet pyetjeve dhe komenteve gjatë leksionit, ishte në një shkallë të lartë.