Formulari i njoftimit të fituesit për procedurën Ftesë për negociata “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkëpunimin e programeve a të reklamave për transmetim nga operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat, për kohë transmetimi nga organet e administratës shtetërore”.

Publikuar më: 14-10-2021


FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT

14. 10. 2021

 

Për: Optima Communication

Procedura: Ftesë për negociata. VKM nr.1195, datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkëpunimin e programeve a të reklamave për transmetim nga operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat, për kohë transmetimi nga organet e administratës shtetërore”.

Përshkrim i shkurtër i kontratës: ASD kërkon të realizojë prodhimin e një video informative me tematikë mbi procesin e kompensimit.

Kriteret e përzgjedhjes së fituesit: Bazuar ne VKM nr.1195, datë 5.08.2008, Komisioni i Posacëm i ASD-së, i ngritur me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, përgatiti “Kriteret  e Vlerësimit të propozimeve teknike dhe ekonomike të subjekteve për realizimin e shërbimit” me sistem pikëzimi. “Kriteret e Vlerësimit të Propozimeve” të përcaktuara nga komisioni u shpallën në Ftesën për Negociata dërguar subjekteve.

Pjesëmarrës në procedurë kanë qenë:

  1. Optima Communication
  2. Grid Cartels

Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë se subjekti Optima Communication eshte renditur i pari me total 84 pikë.

Jeni i lutur të paraqiteni për nënshkrimin e kontratës pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, me adresë Rr. Elbasanit, Pall. Edil Al – It, nr. 317, Tiranë, brenda 2 (dy) ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi.

Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, kontrata do t’i akordohet ofertuesit vijues në klasifikimin përfundimtar.

Njoftimi i klasifikimit është bërë më datë 7 Tetor 2021.

Ankesa nuk ka pasur.

Titullari i autoritetit kontraktor

Genci Mamani

FORMULARI I NJOFTIMIT TE FITUESIT