Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë viziton Agjencinë e Sigurimit të Depozitave.

Data e fillimit: 22/11/2015
Data e mbarimit 25/11/2015
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Pershkrimi:

Në datat nga 22 deri 25 Nëntor 2015 përfaqësues të Fondit të Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) zhvilluan një vizitë pune në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave (ASD).

Qëllimi kësaj vizite, ishte diskutimi i çështjeve që lidhen me tematika me interes të përbashkët për sektorë të veçantë si dhe për nivelin e lartë të drejtimit të institucioneve respektive. Më specifikisht, në takimet e organizuara, gjatë vizitës së FSDK-së, u shqyrtuan menaxhimi i fondeve të sigurimit të depozitave dhe mënyrat më efikase për optimizimin e tyre, procedurat e kompensimit dhe masat e ndërmarra për t’iu përgjigjur saktë dhe në kohë depozituesve në rast ngjarje sigurimi, koordinimi i veprimeve midis ASD-së dhe FSDK-së në organizimin e simulimeve të përbashkëta, si dhe tema të tjera që kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve të institucioneve me qëllim përmbushjen me sukses të mandatit të tyre.

Në përfundim të vizitës, të dy institucionet u angazhuan për vazhdimësinë dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet.