Data e fillimit: 22/11/2015
Data e mbarimit 20/11/2015
Vendndodhja: Sarajevë, Bosnje-Hercegovinës
Pershkrimi:
Në datën 20 Nëntor, përfaqësues të ASD-së zhvilluan një takim në zyrat e homologëve të Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë.
Qëllimi i vizitës dhe i takimit ishte informimi dhe shkëmbimi i eksperiencës nga ana e Agjencisë boshnjake lidhur me një ngjarje sigurimi të Bobar Banka dhe procesit kompensimit të kryer për depozituesit e kësaj banke. Në këtë takim, homologet boshnjake shpjeguan me detaje procesin e kompensimit, që nga marrja e njoftimit nga Autoriteti Mbikëqyrës, informimi depozituesve dhe komunikimi me ta, deri në kompensimin e depozitave të depozituesve të siguruar nga skema. Gjithashtu, ekipi i ASD u informua mbi disa nga sfidat dhe problematikat e hasura në këtë proces, në formën e këshillave për të mos u përsëritur në rast të një ngjarje të ngjashme në të ardhmen.