Agjencia e Sigurimit të Depozitave viziton Agjencinë e Sigurimit të Depozitave dhe Zgjidhjes së Bankave të Kroacisë.

Data e fillimit: 04/12/2015
Data e mbarimit 04/12/2015
Vendndodhja: Zagreb, Kroaci.

Pershkrimi:

Në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve me agjencitë homologe në rajon, stafi drejtues i Agjencisë zhvilloi më 4 Dhjetor 2015 një vizitë pune në Zagreb, Kroaci.

Qëllimi i vizitës së punës ishte shkëmbimi i eksperiencave/njohurive me Agjencinë e Sigurimit të Depozitave dhe Zgjidhjes së Bankave të Kroacisë, përfshirë ndër të tjera rastin më të fundit në Kroaci të një rasti kompensimi dhe zgjidhje të një banke, si dhe problematikave/mësimeve të nxjerra nga ky proces. Gjithashtu, në kuadër të kësaj vizite u shqyrtuan mundësitë dhe fushat e bashkëpunimit të dy Agjencive homologe, në kuadër të forcimit të stabilitetit financiar e bankar në rajon por dhe në vendet respektive.