Z. Shkëlzen Margjeka

Shkëlzen Margjeka, auditues ligjor është anëtar i Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar që nga viti 2008, partner anagzhimi dhe administrator i shoqërisë audituese “ACA MARGJEKA” shpk si dhe anëtar i Këshillit Drejtues të ASD.
Shkëlzen Margjeka ka qënë anëtar i Këshillit Drejtues të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar për përiudhën 2012-2021 si dhe Kryetar i Komitetit të Investigimit dhe Disiplinës të IEKA-s. Në vitin 1995-1999  ka qënë kryetar i Union e Pavarur Studentor Shqiptar.
Shkëlzen Margjeka ka mbaruar Fakultetin Ekonomik, Dega Finance-Kontabilitet në vitin 1998, ka mbaruar kursin pasuniversitar Financë-Bankë, Fakulteti – Ekonomik, Universiteti i Tiranës, viti 2000-2001 si dhe në vitin 2012-2014 ka mbaruar Master Shkencor në Finance-Banke, Universiteti Europian i Tiranës. Ai ka kryer kualifikime profesionale në vazhdimësi nga eksperte vendas dhe të huaj.
Shkëlzen Margjeka që nga viti 2000 e në vazhdim ka punuar si drejtor finance  në kompani sigurimi, kompani vendase dhe të huaja, ka dhënë konsulence financiare dhe fiskale,  ka ofruar shërbime në auditim-kontabilitet, ka bërë monitorime dhe kontrolle financiare  pranë KQZ, si dhe ka kryer akt-ekspertime në gjykatë dhe prokurori.

Znj. Vasilika Vjero

Zj.Vasilika Vjero ka lindur në qytetin e Tiranës në vitin 1976.
Zj.Vjero është diplomuar në Universiteti i Tiranës,  Fakulteti i Ekonomisë, në degën  Administrim Biznesi në vitin 1998. Në vitin 2003 përfundon një master nga Universiteti i Nebraskës, Lincoln USA, programi Master në Administrimin Publik në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë. Ajo gjithashtu është trajnuar lidhur me çështje të rritjes ekonomike nga Harvard Kennedy School.
Zj.Vjero ka mbajtur poste të larta drejtuese si, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar.  Në karrierën e saj  numëron më shumë se 10 vite eksperiencë pune për Bashkinë e Tiranës në menaxhimin e Administratës Tatimore dhe Departamentit të Planifikimit Strategjik dhe buxheteve vendore, si dhe nje sërë eksperiencash si ekspert financiar me donatorë të huaj. Po ashtu ka shërbyer si ekspert i pavarur fiskal dhe buxhetor për qeverisjen lokale në Shqipëri për një total prej 24  bashkish dhe komunash në të gjithë vendin.
Zj.Vjero zotëron gjuhën angleze dhe atë italiane.

Z. Genci Mamani

Genci Mamani është Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Drejtues të saj.
Z. Mamani, ka mbaruar studimet në vitin 1991 pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë.
Në vitin 2001 kreu studimet pasuniversitare pranë Universitetit Wisconsin – La Cross për financë – bankë. Në vitin 2012 ka kryer studimet pasuniversitare në nivelin master për Administrim Biznesi pranë International Hellenic University, në Selanik, Greqi.
Karrierën e tij Z. Mamani e ka nisur në vitin 1991 si ekonomist në Bankën e Shtetit. Më pas ka punuar pranë Bankës FEFAD (sot ProCredit Bank), Bankën Italo – Shqiptare  dhe më tej pranë Bankës së Shqipërisë deri në vitin 2015 duke mbajtur poste drejtuese në këto institucione.  Në korrik të vitit 2015 ai mori detyrën e Drejtorit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
Zoti Mamani zotëron gjuhët anglisht dhe italisht.

Z. Donald Duraj

Z. Donald Duraj është emëruar në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave në vitin 2015. Z. Donald Duraj ka një karrierë progresiste më shumë se 10-vjecare në sistemin bankar, pjesë integrale e së cilës kanë qenë pjesëmarrja mjaft aktive dhe arritjet e suksesshme brenda institucioneve të ndryshme prestigjioze financiare lokale dhe atyre në rrjetin ndërkombëtar si në Austri, Poloni, Sllovaki, Ukrainë e Bjellorusi. Që prej vitit 2015 Z. Duraj mban detyrën e Shefit të Kabinetit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë me përgjegjësi këshillimi, asistimi, raportimi dhe koordinimi për të gjitha çështjet e lidhura me mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e Kabinetit por dhe të departamenteve të tjera të Bankës së Shqipërisë. Nga viti 2010 e deri në vitin 2015 Përgjegjës i Sektorit të Organizimit Komercial dhe Zhvillimit të Tregut në Bankën Societe Generale Albania duke luajtur një rol kryesor drejtimin strategjik, planifikimin afat-shkurtër dhe afat-gjatë, përcaktimin e objektivave kryesore, koordinimin e marrëdhënieve ndër-divizionale dhe ndër-institucionale, në nivel lokal dhe ndërkombëtar, me kompani publike dhe private, etj. Gjatë kësaj periudhe Z. Duraj ka drejtuar me sukses të paktën 15 projekte, ndër më të rëndësishmit për Bankën, dhe me një ndikim të drejtpërdrejtë në zgjerimin e aktivitetit në tregun lokal dhe në rritjen e përfitueshmërisë. Z. Duraj ka punuar nga viti 2005 deri në vitin 2010 në Raiffeisen Bank Albania dhe Raiffeisen Intenational Austria duke mbuluar pozicione kyçe të karakterit operacional dhe strategjik. Më të rëndësishmet prej tyre janë si Përgjegjës i Segmentit të Individëve, Përgjegjës i Produkteve i Kredisë Konsumatore, Drejtues i Projekteve në Programin “Retail Leadership” pranë Raiffeisen Intenational Austria, etj. Z. Duraj ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë – Profili Bankë, pranë Universitetit të Tiranës.

Kush sigurohet nga skema
e sigurimit së depozitave?

Sigurimi i depozitave bazohet në parimin për depozitues për bankë/shkk, çka do të thotë që çdo depozitues ka të garantuar të drejtën e sigurimit të depozitave në secilën bankë/shkk anëtare të skemës së sigurimit të depozitave në Shqipëri.
ASD siguron depozitat e individëve shqiptarë dhe të huaj, tregtarëve dhe shoqërive tregtare në Lekë dhe monedhë të huaj në masën 100%, por në çdo rast jo më shumë se 2,500,000 Lekë për çdo bankë dhe 2,000,000 Lekë për çdo shoqëri kursim krediti.
Depozitat janë shuma në një llogari bankare të cilat mund të klasifikohen si depozita me afat ose pa afat, llogari rrjedhëse, llogari kursimi, depozita apo llogari të tjera bankare, kombinime të produkteve bankare të sipërcituara, të cilat janë të sigurueshme nga Agjencia.

Depozitate pasigurueshme në bazë të ligjit janë:

pjesa e depozitës mbi nivelin maksimal të mbulimit (2.500.000 lekë për depozitat në banka dhe 2.000.000 lekë për depozitat në shoqëritë e kursim kreditit);
depozitat nën vlerën 100 lekë;
depozitat e vendosura në emër ose për llogari të institucioneve financiare të licencuara nga Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare;
depozitat e drejtorit, administratorit në bankë dhe familjarëve të tyre, sipas certifikatës së gjendjes familjare;
depozitat e aksionerëve të bankës apo shoqërisë së kursim-kreditit që zotërojnë aksione në masën 5 % (përqind) ose më shumë në kapitalin e këtyre subjekteve anëtare të skemës së sigurimit të depozitave;
depozitat e prejardhura nga veprimtari të lidhura me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit,të cilat janë deklaruar të paligjshme me vendim gjykate të formës së prerë;
depozitat e shoqërive të sigurimit dhe risigurimit, vendase ose të huaja;
depozitat e subjekteve tësipërmarrjes ose investimeve kolektive, vendase ose të huaja;
depozitat e fondeve të pensionit ose sigurimit pensional, vendase ose të huaja;
tituj të emetuar nga subjekte financiare dhe çdo lloj detyrimi tjetër që këto subjekte kanë bazuar mbi marrëveshjet e tyre të premtimit;
depozitat e njësive të pushtetit qendror ose vendor, si dhe çdo enti publik të Republikës së Shqipërisë ose të një vendi të huaj;
depozitat të paemërtuaradhe/ose titulli i të cilave nuk përcaktohet qartë;
depozitat e vendosura në subjektin anëtar të skemës së sigurimit të depozitave gjatë dhe pas ditës së ngjarjes së sigurimit në këtë subjekt;
depozitat e anëtarëve të organeve drejtuese të shoqërisë së kursim-kreditit, sipas përcaktimeve në ligjin për shoqëritë e kursim-kreditit, përveç asamblesë së përgjithshme;
depozitat e personave juridikë, përveç atyre të përcaktuara në pikën 17, të nenit 3, të  ligjit “Për sigurimin e depozitave”.

Nuk kompensohen depozitat, mbajtësi i të cilave nuk është identifikuar në datën e vendimit të Bankës së Shqipërisë për vendosjen e një banke/shkk-je në likuidim të detyruar.
Tëgjitha bankat dhe shoqëritë e kursim kreditit të licencuara nga Banka e Shqipërisë për të pranuar depozita janë të detyruara të marrin pjesë në skemën e sigurimit të depozitave.
Sigurimi i depozitave nga ASD deri më tani mbulon depozitat pranë këtyre bankave dhe shoqëri kursim-krediti anëtarë të skemës së sigurimit të depozitave.

Kush sigurohet nga skema e sigurimit së depozitave

Sa është shuma
e kompensimit

Kur do të marr
shumën e kompensimit

Si përfitohet shuma
e kompensimit

Scroll to Top