Z. Shkëlzen Margjeka

Shkëlzen Margjeka, auditues ligjor është anëtar i Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar që nga viti 2008, partner anagzhimi dhe administrator i shoqërisë audituese “ACA MARGJEKA” shpk si dhe anëtar i Këshillit Drejtues të ASD.
Shkëlzen Margjeka ka qënë anëtar i Këshillit Drejtues të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar për përiudhën 2012-2021 si dhe Kryetar i Komitetit të Investigimit dhe Disiplinës të IEKA-s. Në vitin 1995-1999  ka qënë kryetar i Union e Pavarur Studentor Shqiptar.
Shkëlzen Margjeka ka mbaruar Fakultetin Ekonomik, Dega Finance-Kontabilitet në vitin 1998, ka mbaruar kursin pasuniversitar Financë-Bankë, Fakulteti – Ekonomik, Universiteti i Tiranës, viti 2000-2001 si dhe në vitin 2012-2014 ka mbaruar Master Shkencor në Finance-Banke, Universiteti Europian i Tiranës. Ai ka kryer kualifikime profesionale në vazhdimësi nga eksperte vendas dhe të huaj.
Shkëlzen Margjeka që nga viti 2000 e në vazhdim ka punuar si drejtor finance  në kompani sigurimi, kompani vendase dhe të huaja, ka dhënë konsulence financiare dhe fiskale,  ka ofruar shërbime në auditim-kontabilitet, ka bërë monitorime dhe kontrolle financiare  pranë KQZ, si dhe ka kryer akt-ekspertime në gjykatë dhe prokurori.

Znj. Vasilika Vjero

Zj.Vasilika Vjero ka lindur në qytetin e Tiranës në vitin 1976.
Zj.Vjero është diplomuar në Universiteti i Tiranës,  Fakulteti i Ekonomisë, në degën  Administrim Biznesi në vitin 1998. Në vitin 2003 përfundon një master nga Universiteti i Nebraskës, Lincoln USA, programi Master në Administrimin Publik në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë. Ajo gjithashtu është trajnuar lidhur me çështje të rritjes ekonomike nga Harvard Kennedy School.
Zj.Vjero ka mbajtur poste të larta drejtuese si, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar.  Në karrierën e saj  numëron më shumë se 10 vite eksperiencë pune për Bashkinë e Tiranës në menaxhimin e Administratës Tatimore dhe Departamentit të Planifikimit Strategjik dhe buxheteve vendore, si dhe nje sërë eksperiencash si ekspert financiar me donatorë të huaj. Po ashtu ka shërbyer si ekspert i pavarur fiskal dhe buxhetor për qeverisjen lokale në Shqipëri për një total prej 24  bashkish dhe komunash në të gjithë vendin.
Zj.Vjero zotëron gjuhën angleze dhe atë italiane.

Z. Genci Mamani

Genci Mamani është Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Drejtues të saj.
Z. Mamani, ka mbaruar studimet në vitin 1991 pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë.
Në vitin 2001 kreu studimet pasuniversitare pranë Universitetit Wisconsin – La Cross për financë – bankë. Në vitin 2012 ka kryer studimet pasuniversitare në nivelin master për Administrim Biznesi pranë International Hellenic University, në Selanik, Greqi.
Karrierën e tij Z. Mamani e ka nisur në vitin 1991 si ekonomist në Bankën e Shtetit. Më pas ka punuar pranë Bankës FEFAD (sot ProCredit Bank), Bankën Italo – Shqiptare  dhe më tej pranë Bankës së Shqipërisë deri në vitin 2015 duke mbajtur poste drejtuese në këto institucione.  Në korrik të vitit 2015 ai mori detyrën e Drejtorit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
Zoti Mamani zotëron gjuhët anglisht dhe italisht.

Z. Donald Duraj

Z. Donald Duraj është emëruar në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave në vitin 2015. Z. Donald Duraj ka një karrierë progresiste më shumë se 10-vjecare në sistemin bankar, pjesë integrale e së cilës kanë qenë pjesëmarrja mjaft aktive dhe arritjet e suksesshme brenda institucioneve të ndryshme prestigjioze financiare lokale dhe atyre në rrjetin ndërkombëtar si në Austri, Poloni, Sllovaki, Ukrainë e Bjellorusi. Që prej vitit 2015 Z. Duraj mban detyrën e Shefit të Kabinetit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë me përgjegjësi këshillimi, asistimi, raportimi dhe koordinimi për të gjitha çështjet e lidhura me mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e Kabinetit por dhe të departamenteve të tjera të Bankës së Shqipërisë. Nga viti 2010 e deri në vitin 2015 Përgjegjës i Sektorit të Organizimit Komercial dhe Zhvillimit të Tregut në Bankën Societe Generale Albania duke luajtur një rol kryesor drejtimin strategjik, planifikimin afat-shkurtër dhe afat-gjatë, përcaktimin e objektivave kryesore, koordinimin e marrëdhënieve ndër-divizionale dhe ndër-institucionale, në nivel lokal dhe ndërkombëtar, me kompani publike dhe private, etj. Gjatë kësaj periudhe Z. Duraj ka drejtuar me sukses të paktën 15 projekte, ndër më të rëndësishmit për Bankën, dhe me një ndikim të drejtpërdrejtë në zgjerimin e aktivitetit në tregun lokal dhe në rritjen e përfitueshmërisë. Z. Duraj ka punuar nga viti 2005 deri në vitin 2010 në Raiffeisen Bank Albania dhe Raiffeisen Intenational Austria duke mbuluar pozicione kyçe të karakterit operacional dhe strategjik. Më të rëndësishmet prej tyre janë si Përgjegjës i Segmentit të Individëve, Përgjegjës i Produkteve i Kredisë Konsumatore, Drejtues i Projekteve në Programin “Retail Leadership” pranë Raiffeisen Intenational Austria, etj. Z. Duraj ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë – Profili Bankë, pranë Universitetit të Tiranës.

Çfarë dini për sigurimin e depozitave

Kontrolloni njohuritë tuaja bazë për sigurimin e depozitave me pyetësorin tonë. Ky pyetësor do t’ju ndihmojë të vlerësoni dhe zgjeroni njohuritë tuaja bazë.
Pyetësori përfshin pyetje me tre përgjigje të mundshme, njëra prej të cilave është e sakta. Kur t’i jeni përgjigjur të gjitha pyetjeve, do të mund të shikoni rezultatin përfundimtar. Çdo përgjigje e saktë shoqërohet më një shpjegim.
Plotësimi i këtij pyetësori respekton plotësisht privatësinë tuaj dhe nuk kërkon asnjë deklarim të të dhënave tuaja personale.

    1. Të siguruara janë depozitat e:

      a). Individëve, tregtarëve dhe shoqërive tregtare

      b). Institucioneve financiare, partive politike dhe organizatave jo qeveritare

      c). Të gjitha

      PËRFITUES nga skema e sigurimit është çdo depozitues: individ, tregtar dhe shoqëri tregtare, rezident ose jorezident, shqiptar ose i huaj, i cili ka depozitë në një bankë/shkk në lekë ose në monedhë të huaj, sipas ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.

    2. Të siguruara janë depozitat në:

      a). Lekë dhe USD

      b). Lekë dhe EUR

      c). Në çdo monedhë

      Në kompensim, depozitat në valutë konvertohen në lekë, sipas kursit zyrtar të këmbimit, të përcaktuar nga Autoriteti Mbikëqyrës në ditën e ngjarjes së sigurimit.

    3. Llojet e depozitave të siguruara janë:

      a). Bono thesari dhe fonde investimi

      b). Depozitë pa afat, Depozitë me afat, Llogari rrjedhëse, Depozitë në monedhë të huaj

      c). Të gjitha

      ASD siguron depozitat me afat, depozitat pa afat, llogaritë rrjedhëse, llogaritë e kursimit, depozitat apo llogari të tjera bankare, kombinime të produkteve bankare të sipërcituara, të sigurueshme nga Agjencia.

    4. Niveli maksimal i sigurimit të depozitave në banka është:

      a). 1,500,000 Lekë

      b). 2,500,000 Lekë

      c). 2,000,000 Lekë

      ASD siguron depozitat me afat, depozitat pa afat, llogaritë rrjedhëse, llogaritë e kursimit, depozitat apo llogari të tjera bankare, kombinime të produkteve bankare të sipërcituara, të sigurueshme nga Agjencia.

    5. Niveli maksimal i sigurimit të depozitave në SHKK është:

      a). 1,500,000 Lekë

      b). 1,000,000 Lekë

      c). 2,000,000 Lekë

      Agjencia siguron dhe kompenson depozitat e sigurueshme të çdo depozituesi në SHKK në masën 100 për qind, por në çdo rast jo më shumë se 2 000 000 (dy milionë) lekë, pavarësisht numrit të depozitave apo llojit të monedhës të tyre, të depozituara në këtë SHKK.

    6. Sigurimi i depozitave ofrohet për:

      a). Për të gjitha depozitat tuaja në një bankë/shkk të sistemit, deri në nivelin maksimal të sigurimit

      b). Për të gjitha depozitat tuaja në të gjitha bankat/shkk-të së bashku, deri në nivelin maksimal të sigurimit

      c). Për çdo depozitë tuajën në një bankë/shkk, deri në nivelin maksimal të sigurimit

      Agjencia siguron dhe kompenson ÇDO DEPOZITUES, NË ÇDO BANKË/SHKK deri në nivelin maksimal ligjor 2.500.000/2.000.000 lekë, pavarësisht numrit të depozitave apo llojit të monedhës.

    7. ASD kompenson shumat e siguruara të depozitave kur:

      a). Një bankë/shkk refuzon t'i paguajë depozituesit shumat e kërkuara

      b). Një vendim i autoriteteve gjyqësore vendos bankën-shkk-në në falimentim

      c). Një bankë/shkk vendoset në likuidim të detyruar nga Banka e Shqipërisë

      Procedurat e kompensimit fillojnë menjëherë, kur ASD njoftohet me shkrim nga Banka e Shqipërisë për vendosjen e bankës/shhk në likuidim të detyruar. Depozituesit do të njoftohen nga Agjencia në lidhje me procesin e kompensimit të depozitave.

    8. Kompensimi i depozitave të siguruara kryhet:

      a). Direkt nga ASD

      b). nëpërmjet një banke agjente të caktuar nga ASD

      c). nëpërmjet Bankës së Shqipërisë

      Banka agjente që do të kryejë procesin e kompensimit caktohet me vendim të këshillit drejtues të Agjencisë, në përputhje me kriteret e përzgjedhjes, të propozuara nga Agjencia dhe të miratuara nga Autoriteti Mbikëqyrës.

    9. Për të marrë shumën e siguruar të depozitave, depozituesi duhet të:

      a). të bëjë një kërkesë në ASD

      b). të drejtohet me shkrim bankës agjente për të kërkuar kompensimin e depozitës/ve

      c). të paraqitet personalisht në bankën agjente, me një dokument identifikues, për të kërkuar kompensimin e depozitës

      Për të përfituar shumën e kompensimit, depozituesit duhet të paraqesin në sportelet e bankës agjente: Dokumentin e identifikimit dhe kopje të Kontratës së Depozitës ose çdo dokument tjetër që vërteton pretendimin mbi kompensimin e depozitës.

    10. Afati maksimal brenda të cilit depozituesit mund të tërheqin shumën e tyre të siguruar, pasi ka mbaruar procesi i kompensimit, është:

      a). 5 vjet

      b). 10 vjet

      c). nuk ka afat për marrjen e shumave të siguruara

      Procesi i kompensimit përfundon jo më vonë se tre muaj nga data e fillimit të tij. Agjencia njofton depozituesit për mbylljen e procesit të kompensimit si dhe trajton rastet e veçanta dhe pretendimet. Çdo depozituesi, që nuk është paraqitur për t’u kompensuar brenda afatit ligjor të kompensimit, i ruhet e drejta për kompensim brenda 10 vjetëve.

    11. ASD siguron depozitat në:

      a). Të gjitha bankat dhe shoqëritë e kursim kreditit të licencuara për të kryer aktivitet në Republikën e Shqipërisë

      b). Shoqëritë e fondeve investimit dhe fondeve të pensionit

      c). Të gjitha sa më sipër

      Të gjithë bankat/shkk-të e licencuara nga Banka e Shqipërisë janë anëtare të skemës së sigurimit të depozitave. Anëtarësimi i tyre në skemë është i detyrueshëm.

    12. Afati i fillimit të shlyerjes së depozitave të siguruara është:

      a). 7 ditë pune

      b). 20 ditë pune

      c). 30 ditë pune

    Scroll to Top