Agjencia e Sigurimit të Depozitave zhvilloi në datat 06 dhe 07 dhjetor 2021 një ushtrim simulimi me objekt procesin e kompensimit të depozitave të siguruara.nnAktivitetet kryesore që u simuluan në këtë ushtrim të rradhës ishin kryerja e pagesave sipas listë – pagesës së kompensimit të përgatitur nga Agjencia, gatishmëria operacionale dhe proceduriale e Bankës Agjente për kryerjen e pagesës së kompensimit, si edhe raportimi i skedarëve për simulim/kompensim nga një prej bankave anëtare të skemës së sigurimit të depozitave.
Në këtë simulim të rradhës, ishte e rëndësishme pjesëmarrja aktive e:
- Bankës së Shqipërisë, në rolin e transferimit të fondeve të Agjencisë në një llogari pranë Bankës Agjente,
- Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës (FSDK) në rolin e vëzhguesëve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë me të cilin ASD ka nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi,
- Bankës Credins në rolin e Bankës Agjente,
- Bankës Tirana e përzgjedhur nga Agjencia si Banka që simuloi përgatitjen dhe raportimin e listë – pagesës për kompensim me paraqitjen unike të depozituesve,
- si dhe subjektit mbështetës që Agjencia ka në dispozicion për mirëmbajtjen e Sistemit Informatik për Raportim dhe Kompensim (SIRK-ut).
Natyrisht, në këtë ushtrim simulimi u përfshinë të gjithë sektorët e Agjencisë, të cilët përveç roleve sipas funksioneve përkatëse kryen edhe role të veçanta të parashikuara në skenarin e simulimit.nnNë mënyrë të përmbledhur ky ushtrim simulimi kishte për qëllim:
- Testimin e bashkëpunimit me Bankën Agjente të përzgjedhur nga lista paraprake (Banka Credins), për kryerjen e një procesi kompensimi.
- Testimin e gadishmërisë së bankës së përzgjedhur nga Agjencia për simulimin e përgatitjes dhe raportimit të listë-pagesës për kompensim (Banka Tirana), si dhe kontrolli i cilësisë së listë pagesës së depozituesve.
- Testimin e bashkëpunimit me Bankën e Shqipërisë, për aktivizimin e llogarisë dhe transferimin e parave pranë Bankës Agjente.
- Testimin e bashkëpunimit me partnerin IT të Agjencisë.
- Trajnimin dhe testimin e stafit të Agjencisë, për kryerjen e procesit të kompensimit.
- Testimin e gadishmërisë teknike, si dhe procedurave operacionale të Agjencisë për një proces kompensimi.
Nga ushtrimi i simulimit rezultoi, që bashkëpunimi me Bankën Agjente Credins, si dhe me bashkëpunëtorët e tjerë ishte i suksesshëm. Për Agjencinë, si dhe për Bankën Agjente, ky simulim ishte mjaft i vlefshëm për rritjen e gatishmërisë për t’iu përgjigjur me efektivitet situatave të mundshme në një ngjarje sigurimi.




