12/28/2020

Platforma e përmirësimit të cilësisë së të dhënave të depozituesve dhe depozitave në sistemin bankar

Agjencia e Sigurimit të Depozitave, në muajin dhjetor 2020 ka finalizuar në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave “Platformën për përmirësimin e cilësisë së të dhënave të depozituesve dhe depozitave në sistemin bankar”. Kjo platformë u hartua në përmbushje të objektivave strategjikë të Agjencisë për periudhën 2018-2020, si dhe të rekomandimit të Kuvendit të Shqipërisë në rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2019.

“Platforma për përmirësimin e cilësisë së të dhënave të depozituesve dhe depozitave në sistemin bankar” është një plan i përbashkët që angazhon Bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave për kryerjen e veprimeve që ndihmojnë dhe krijojnë kushte për përmirësimin e cilësisë së të dhënave të depozituesve dhe depozitave në sistemin bankar. Kjo platformë do t’i mundësojë Agjencisë monitorimin e përmirësimit të cilësisë së të dhënave nga bankat anëtare të skemës. Duke monitoruar në vijimësi ecurinë e zbatimit të veprimeve nga ana e bankave, platforma mund të rishikohet dhe pasurohet më tej.

Platforma e përmirësimit të cilësisë së të dhënave të depozituesve dhe depozitave, konsiderohet e një rëndësie thelbësore për Agjencinë, pasi kontribuon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në realizimin me sukses të objektivave publikë të skemës të sigurimit të depozitave dhe përmbushjen e mandatit ligjor të saj.

Më poshtë linku i platformës:

Scroll to Top