10/30/2026

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave datë 29 Tetor 2026

Në datën 29 Tetor 2026, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi miratimin e “Pasqyrave financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e tretë të mbyllur më 30 shtator 2026”.

Bazuar në nenin 52 pika 1, shkronja “l”, nenit 53, pika 5, shkronja “ë” dhe nenit 62, pika 1 dhe 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar, dhe të nenit 8, pika 2, shkronja “l” të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Këshilli Drejtues miratoi Pasqyrat Financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për periudhën e mbyllur më 30 Shtator 2026. Këto Pasqyra janë përgatitur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (“SNRF-të”).

  • Mbi miratimin e Pasqyrave Financiare të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për periudhën e mbyllur më 30 Shtator 2026.

Bazuar në nenin 71 pika 2, të nenit 73, pika 1, dhe të nenit 79, pika 1, 2 dhe 3 të ligjit nr. 133/2016, datë 22.12.2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 15, pika 5 të Vendimit nr. 56, datë 3.10.2017 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë “Për miratimin e Rregullores “Për Fondin e Ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe procedurat për administrimin e tij”, Këshilli Drejtues miratoi Pasqyrat Financiare të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për periudhën e mbyllur më 30 Shtator 2026. Këto Pasqyra janë përgatitur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (“SNRF-të”).

  • Mbi miratimin e “Raportit të “Grant Thornton” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun, për periudhën 1 janar 2023 – 31 dhjetor 2025”.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “j” dhe të nenit 63, pika 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 18, pika 1 dhe pika 4 të Statutit të Agjencisë, të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues të Agjencisë nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 17 të Rregullores “Për kartën e auditimit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendimin Qarkullues të Këshillit Drejtues të Agjencisë nr. 16, datë 30.04.2020, të ndryshuar, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi “Raportin e “Grant Thornton” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun, për periudhën 1 Janar 2023 – 31 Dhjetor 2025”.

  • Mbi miratimin e Planit të menaxhimit të vazhdimësisë së veprimtarisë në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave.

Në bazë dhe në zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “c”, të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 8, pika 2, shkronja “k” të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 5, pika 2, shkronja “a” dhe shkronja “b” të Rregullores “Për administrimin e rreziqeve në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 32, datë 23.10.2015, Këshilli Drejtues miratoi “Planin e menaxhimit të vazhdimësisë së veprimtarisë në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Scroll to Top