Në datën 31 Gusht 2026, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:
- Për miratimin e “Raportit mbi realizimin e buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për tremujorin e dytë të mbyllur më 30 qershor 2026”.
Në bazë dhe për zbatim të nenit 52 pika 1, shkronja “l”, nenit 53, pika 5, shkronja “ë”, nenit 62 të ligjit nr.53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 20, pika 5 dhe pika 6 i Rregullores nr. 34, datë 27.11.2020 “Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të nenit 6, pika 2, shkronja “d”, të nenit 8, pika 2, shkronja “m”, të nenit 9, pika 3 të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr.24, datë 31.10.2018, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi “Raportin mbi realizimin e buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për tremujorin e dytë të mbyllur më 30 qershor 2026”.
Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
