Në datën 29 Korrik 2026, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:
- Për miratimin e “Pasqyrave financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e dytë të mbyllur më 30 qershor 2026”
Në bazë dhe për zbatim të nenit 52 pika 1, shkronja “l”, nenit 53, pika 5, shkronja “ë”, dhe nenit 62, pika 1 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 6, pika 2, shkronja “c”, të nenit 8, pika 2, shkronja “l”, të nenit 9, pika 3 të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi “Pasqyrat financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e dytë të mbyllur më 30 qershor 2026”. Këto Pasqyra janë përgatitur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (“SNRF-të”).
- Për miratimin e “Pasqyrave financiare të “Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme” për tremujorin e dytë të mbyllur më 30 qershor 2026””.
Në bazë dhe për zbatim të nenit 43, pika 1, shkronja “m/1” të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar, nenit 71, pika 2, të nenit 73, pika 1, dhe të nenit 79 të ligjit nr. 133/2016, datë 22.12.2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, të nenin 15, pika 1 dhe pika 5 dhe të nenit 18 pika 1 të Rregullores “Për Fondin e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme dhe procedurat për administrimin e tij”, të miratuar me Vendimi të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 56, datë 3.10.2017, të ndryshuar, të nenit 6, pika 2, shkronja “c”, të nenit 8, pika 2, shkronja “l”, të nenit 9, pika 3 të Statutit të Agjencisë, të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi “Pasqyrat financiare të “Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme” për tremujorin e dytë të mbyllur më 30 qershor 2026”. Këto Pasqyra janë përgatitur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (“SNRF-të”).
- Për rinovimin për një periudhë një vjeçare të kontratave me bankat agjente të përzgjedhura në listën paraprake për periudhën 2024-2026.
Në bazë dhe për zbatim të nenit 42, pika 7 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 25, pika 2, pika 4 dhe pika 5 të Rregullores “Për kompensimin e depozitave të siguruara”, të miratuar me Urdhër të Guvernatorit nr. 3762, datë 18.07.2016, të ndryshuar, si dhe vendimit të Këshillit Drejtues nr. 18, datë 30.07.2024 “Mbi përzgjedhjen e bankave agjente në listën paraprake për periudhën 2024 -2026”, me propozim të Komisionit të Përhershëm të Vlerësimit, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi rinovimin për një periudhë 1 (një) vjeçare të kontratave me bankat agjente të përzgjedhura në listën paraprake për periudhën 2024 – 2026, , duke filluar nga data 11.09.2026, si vijon:
- Banka Kombëtare Tregtare SHA;
- Banka Intesa Sanpaolo Albania SHA;
- Banka OTP Albania SHA;
- Banka Credins SHA.
Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
