05/20/2026

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 19 Maj 2026

Në datën 19 Maj 2026, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Për anëtarësimin e degës së bankës së huaj në Republikën e Shqipërisë “Dega e Bankës Türkiye Cumhuriyeti Ziraat Bankasi A.S., Albania” në skemën e sigurimit të depozitave dhe dhënien e certifikatës për sigurimin e depozitave.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 2, pika 1, të nenit 19, nenit 22, pika 5 dhe pika 6, të nenit 23, të nenit 52 pika 1, shkronja “p” dhe të nenit 53, pika 5, shkronja “d” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 22 të ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 7, pika 2 dhe pika 3 të udhëzimit nr. 3241, datë 18.12.2014 “Për sigurimin e depozitave në banka”, i ndryshuar, të nenit 7, pika 4 të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 18 pika 2 të Rregullores “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, si dhe në vijim të njoftimit të Bankës së Shqipërisë mbi dhënien e licencës Degës së Bankës Türkiye Cumhuriyeti Ziraat Bankasi A.S., Albania, Këshilli Drejtues, vendosi anëtarësimin e degës së bankës së huaj në Republikën e Shqipërisë “Dega e Bankës Türkiye Cumhuriyeti Ziraat Bankasi A.S., Albania” në skemën e sigurimit të depozitave, si dhe dhënien e certifikatës për sigurimin e depozitave.

Scroll to Top