05/04/2026

      Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 30 Prill 2026

Në datën 30 Prill 2026, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:

Mbi ‘Dhënien e vërtetimit për plotësimin e kërkesave ligjore dhe nënligjore lidhur me sigurimin e depozitave degës së bankës së huaj në Republikën e Shqipërisë “Dega e Bankës Türkiye Cumhuriyeti Ziraat Bankasi a.s., Albania”.

Këshilli Drejtues bazuar në nenin 17, në nenin 19, në nenin 21, në nenin 22, në nenin 25, në nenin 26, pika 3, në nenin 52 pika 1, shkronja “p” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, në nenin 20, pika 1, shkronja “f”, në nenin 22 të ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 5, në nenin 6 të udhëzimit nr. 3241, datë 18.12.2014 “Për sigurimin e depozitave në banka”, i ndryshuar, në nenin 7, pika 4, në nenin 9, pika 3 të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 18 pika 2 të Rregullores “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014, shqyrtoi dhe miratoi “Dhënien e vërtetimit për plotësimin e kërkesave ligjore dhe nënligjore lidhur me sigurimin e depozitave degës së bankës së huaj në Republikën e Shqipërisë “Dega e Bankës Türkiye Cumhuriyeti Ziraat Bankasi A.S., Albania”.

Mbi “Miratimin e Pasqyrave Financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin të mbyllur më 31 mars 2026”.

Këshilli Drejtues bazuar në nenin 52 pika 1, shkronja “l”, nenit 53, pika 5, shkronja “ë” dhe nenit 62, pika 1 dhe 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar, dhe të nenit 8, pika 2, shkronja “l” të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, shqyrtoi dhe miratoi “Pasqyrat Financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e parë të mbyllur më 31 Mars 2026. Këto Pasqyra janë përgatitur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (“SNRF-të”).

Mbi miratimin e Pasqyrave Financiare të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për tremujorin të mbyllur më 31 mars 2026.

Këshilli Drejtues bazuar në nenin 71 pika 2, të nenit 73, pika 1, dhe të nenit 79, pika 1, 2 dhe 3 të ligjit nr. 133/2016, datë 22.12.2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 15, pika 5 të Vendimit nr. 56, datë 3.10.2017 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë “Për miratimin e Rregullores “Për fondin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe procedurat për administrimin e tij”, shqyrtoi dhe miratoi “Pasqyrat Financiare të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për tremujorin të mbyllur 31 mars 2026. Këto Pasqyra janë përgatitur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (“SNRF-të”).

Mbi miratimin e “Raportit për veprimtarinë vjetore të investimit të “Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme”, gjatë vitit 2025”.

Këshilli Drejtues bazuar në nenin 71 pika 2, të nenit 73, pikat 1, 2 dhe 3, dhe të nenit 79, pika 5 të ligjit nr. 133/2016, datë “22.12.2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenin 18, pika 1 të Rregullores “Për Fondin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe procedurat për administrimin e tij”, të ndryshuar, shqyrtoi dhe miratoi “Raportin për veprimtarinë vjetore tëinvestimit të “Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme” gjatë vitit 2025.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Scroll to Top