10/31/2024

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 31 Tetor 2024

Në datën 31 Tetor, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi miratimin e Pasqyrave Financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për periudhën e mbyllur më 30 Shtator 2024.

Bazuar në nenin 52 pika 1, shkronja “l”, nenit 53, pika 5, shkronja “ë” dhe nenit 62, pika 1 dhe 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar, dhe të nenit 8, pika 2, shkronja “l” të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Këshilli Drejtues miratoi Pasqyrat Financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për periudhën e mbyllur më 30 Shtator 2024. Këto Pasqyra janë përgatitur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (“SNRF-të”).

  • Mbi miratimin e Pasqyrave Financiare të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për periudhën e mbyllur më 30 Shtator 2024.

Bazuar në nenin 71 pika 2, të nenit 73, pika 1, dhe të nenit 79, pika 1, 2 dhe 3 të ligjit nr. 133/2016, datë 22.12.2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 15, pika 5 të Vendimit nr. 56, datë 3.10.2017 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë “Për miratimin e Rregullores “Për fondin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe procedurat për administrimin e tij”, Këshilli Drejtues miratoi Pasqyrat Financiare të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për periudhën e mbyllur më 30 Shtator 2024. Këto Pasqyra janë përgatitur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (“SNRF-të”).

  • Mbi miratimin e rregullores “Për regjistrin e subjekteve anëtare të skemës së sigurimit të depozitave dhe subjekteve të përjashtuara nga skema”.

Në mbështetje të nenit 24, të nenit 52 pika 1, shkronja “dh” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, Agjencia e Sigurimit të Depozitave ka hartuar rregulloren “Për regjistrin e subjekteve anëtare të skemës së sigurimit të depozitave dhe regjistrin e subjekteve të përjashtuara nga skema e sigurimit të depozitave”. Kjo rregullore plotëson kuadrin nënligjor për përcaktimin e të dhënave që do të përmbajë regjistri për konsultim nga publiku i subjekteve anëtare të skemës së sigurimit të depozitave dhe atyre të përjashtuara nga skema, në funksion të kërkesave të programit të transparencës së Agjencisë dhe të vënies në funksion të faqes së re zyrtare të internetit të institucionit.

Këshilli Drejtues shqyrtoi edhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Scroll to Top