Data e publikimit: 10/06/2025
Data e skadimit: 20/06/2025

SHPALLJE VEND PUNE PËR KONKURIM

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË DEPOZITAVE

SEKTORI I ADMINISTRATËS DHE BURIMEVE NJERËZORE

SHPALLJE VEND PUNE PËR KONKURIM

Agjencia e Sigurimit të Depozitave për nevoja të plotësimit të vendeve të punës, shpall për konkurim 1 vend të lirë pune, në pozicionin si vijon:

1. Specialist i shërbimeve mbështetëse” pranë Sektorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore;

Kandidatët që kërkojnë të aplikojnë për konkurim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Kritere të përgjithshme:

• Të kenë si rregull shtetësinë shqiptare;

• Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;

• Të përmbushin kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor, si dhe të zotërojnë aftësitë profesionale të domosdoshme për vendin përkatës të punës sipas kritereve të miratuara;

• Të jenë të aftë për punë;

• Të mos jenë të dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;

• Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;

• Të angazhohen të respektojnë zbatimin e ligjit “Për Sigurimin e Depozitave”, të ndryshuar, si dhe dispozitat e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Kritere specifike për pozicionin e punës Specialist i shërbimeve mbështetëse” pranë Sektorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore:

• Të ketë mbaruar arsimin e mesëm të përgjithshëm.

• Të ketë aftësi shumë të mira të organizimit dhe komunikimit të punës në grup.

• Të ketë aftësi për të kryer me përgjegjësi detyrën në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (të folur dhe të shkruar). 

• Të ketë angazhimin për të përballuar mbingarkesë dhe punë me orar të zgjatur.

• Të jetë i aftë të kryejë detyra të tjera të caktuara nga eprorët përkatës.

• Të ketë aftësi praktike në përdorimin e programeve kompjuterike. 

• Të ketë aftësi aftësi shumë të mira të komunikimit me shkrim dhe me gojë.

Kandidatët që do të aplikojnë për konkurim duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

• Curriculum Vitae;

• Diplomë e shkollës së mesme;

• Dëshmi të gjuhëve të huaja;

• Vërtetim shëndetësor nga Komisioni Mjeko-Ligjor;

• Vërtetim nga prokuroria, gjykata dhe dëshmi penaliteti, ku të vërtetohet që nuk jeni i dënuar ose në ndjekje penale;

• Çertifikatë e gjendjes familjare;

• Të mos jetë i larguar nga puna për masa disiplinore në bazë të ligjit për nëpunësin e shërbimit civil në Republikën e Shqipërisë dhe/ ose Kodit të Punës;

• Fotografi 2 copë;

• Fotokopje e ID-së.

Si dhe të paraqiten pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (Rruga Elbasanit, Pall Edil Al It, Nr. 317, Tiranë) për të tërhequr formën e aplikimit, çdo ditë pranë Sektorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore ose mund ta gjejnë atë në link-un e mëposhtëm në faqen tonë zyrtare në internet:

www.asd.gov.al

Konkurimi në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave bëhet në bazë të proçedurave të miratuara nga Këshilli Drejtues i Agjencisë me dy faza:

1. Në fazën e parë, bëhet përzgjedhja e kandidatëve që do t’i nënshtrohen testimit të mëtejshëm, e cila konsiston në verifikimin nëse dokumentacioni i paraqitur nga çdo kandidat vërteton plotësimin e kërkesave të përgjithshme dhe të kërkesave specifike, të përcaktuara në shpalljen për konkurim. Vetëm kandidatët që plotësojnë këto kërkesa, i nënshtrohen fazave të mëtejshme të konkurimit.

2. Në fazën e dytë, zhvillohet testimi i kandidatëve në dy etapa:

i. për zotërimin e gjuhës angleze; 

ii. për formimin e përgjithshëm

Në qoftë se rezultati i testimit për zotërimin e gjuhës së huaj është nën nivelin minimal të përcaktuar, kandidati nuk kualifikohet për fazat e mëtejshme të konkurimit.

Dokumentacioni të paraqitet brenda datës 23.06.2025 Paskësaj date nuk pranohet asnjë dokument. Data e zhvillimit të fazës së dytë të konkurimit do të caktohet në një njoftim të dytë.

• Kandidati, i cili dëshiron të konkurrojë, mund të paraqitet çdo ditë pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për tu njohur me kriteret e vendeve të punës të shpallura për konkurim dhe për të plotësuar kërkesën përkatëse sipas formatit të miratuar nga Agjencia;

• Dokumentacioni i kërkuar të dorëzohet në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, i mbyllur në zarf me adresën përkatëse dhe të jetë i plotësuar sipas kërkesave të mësipërme, si dhe në formë elektronike në adresën bkoldashi@asd.gov.al

(Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose fotokopje e noterizuar, mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit).

Scroll to Top