REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË DEPOZITAVE
SEKTORI I ADMINISTRATËS DHE BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE
PËR SPECIALIST TË JASHTËM
Agjencia e Sigurimit të Depozitave shpall kërkesën për“Specialist të jashtëm pranë Agjencisë së Sigurimit tëDepozitave për dhënien e ekspertizës së specializuar për sistemimin dhe përpunimin tekniko shkencor të dokumentacionit arkivor në ASD”.
Përmbledhje e shkurtër e punës:
Specialisti i Jashtëm në bashkëpunim me specilaistin e arkivësnë ASD do të kryejë detyrat si më poshtë:
• Të ofrojë ekspertizë të specializuar për përpunimin tekniko-shkencor të dokumentacionit arkivor në Agjenci.
• Të ofrojë ndihmë të specializuar profesionale në lidhje me mënyrën efektive të arkivimit dhe klasifikimit të dokumentacionit arkivor në Agjenci.
• Në bashkëpunim me arkivistin e Agjencisë të përpunojë dhe përgatisë dokumentacionin për dorëzim në DPA, për dokumentat që kanë plotësuar afatin e ruajtjes në ASD për vitet 2006-2015.
• Në bashkëpunim me arkivistin e Agjencisë të përpunojë, organizojë në dosje dokumentacionin që ka plotësuar afatin e qëndrimit në Agjenci, nga viti 2006 deri në vitin 2015.
• Në bashkëpunim me arkivistin e Agjencisë të përpunojë, të hartojë lista të veçimit dhe asgjësimit të dokumentave që kanë humbur vlerën e ruajtjes.
Njohuritë, aftësitë dhe eksperienca e kërkuar:
• Të ketë eksperiencë pune të paktën 4 vite si punonjës i arkivës, e preferueshme në institucion publik.
• Të jetë i aftë të përpunojë dokumentacion e materialit të arkivës;
• Të ketë punuar me praktika të ngjashme në ente publike ose private;
• Të ketë angazhimin dhe aftësitë e duhura për të garantuar shërbimin e kërkuar;
• Të angazhohet të punojë në ambjentet e ASD-së;
• Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit dhe punës në grup.
• Kandidatët e interesuar duhet të paraqiten pranë ambjenteve të Agjencisë në datë 20.06.2025 ora 10.00 me dokumentacionin e mëposhtëm:
• Curriculum Vitae;
• Dëshmi të ndryshme kualifikimi dhe specializimi, në qoftë se ka;
• Vërtetim punësimi ose vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm;
• Fotokopje e ID-së.
• Testimi përkatës do të zhvillohet në një fazë, nëpërmjet intervistimit të kandidatëve pjesëmarrës.
Kandidati i përzgjedhur do të njoftohet me një njoftim të dytë.
Punësimi i specialistit të jashtëm në Agjenci do të realizohet nëpërmjet lidhjes së një kontrate pune me kohë të pjesshme, për një periudhë tre mujore, në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 14 të Kodit të Punës.
