Përshkrimi i vendit të punës:
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË DEPOZITAVE
SEKTORI I ADMINISTRATËS DHE BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE
PËR SPECIALIST TË JASHTËM
- Agjencia e Sigurimit të Depozitave shpall kërkesën për “Specialist i jashtëm pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për “Përmbushjen e disa funksioneve të pozicionit të specialistit të Financës dhe Kontabilitetit pranë Sektorit të Financës dhe Investimeve”
Përmbledhje e shkurtër e punës:
Specialisti i Jashtëm do të kryejë detyrat si më poshtë:
- Regjistrimin në kohë dhe pasqyrimin e drejtë dhe të saktë të veprimeve kontabël në programin e kontabilitetit dhe raportimit, sipas Manualit Kontabël.
- Plotësimin e dokumentacionit përkatës justifikues për të gjithë veprimet kontabël sipas ligjit shqiptar dhe në përputhje me aktet rregullative në Agjenci.
- Mbajtjen e llogarive dhe regjistrave financiarë të veçantë për Fondet e Agjencisë dhe FNJ, me qëllim pasqyrimin në çdo kohë dhe në mënyrë të saktë të gjendjes financiare të Agjencisë dhe FNJ, në përputhje me Manualin e Kontabilitetit, Ligjin për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare, si dhe me Standartet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.
- Përgatitjen e Pasqyrave financiare të Agjencisë dhe Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme në përputhje me standartet ndërkombëtare të raportimit financiar si edhe sigurimin e informacionit kontabël të brendshëm për nevojat e përdoruesve dhe vendimarrësve.
- Përgatitjen e Pasqyrave Financiare periodike të Agjencisë dhe FNJ dhe informacionin shoqërues.
- Përllogaritjet e nevojshme dhe hedhjet manuale të veprimeve kontabël në sistemin e kontabilitetit dhe raportimit, në baza periodike me qëllim hartimin e Pasqyrave Financiare sipas parimit “me të drejta të konstatuara”.
Njohuritë, aftësitë dhe eksperienca e kërkuar:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë (bachelor dhe diplomë master) në Fakultetin Ekonomik dega Financë/Kontabilitet;
- Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në financë kontabilitet;
- Aftësi për të kuptuar propozimet dhe vendimet e cdo niveli dhe për ti zbatuar ato;
- Të ketë aftësi për të kryer me përgjegjësi detyrat në përputhje me aktet ligjore në fuqi;
- Njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike Word, Excel, Power Point;
- Njohuri të mira në përdorimin e programeve të kontabilitetit;
- Njohuri të mira të standarteve kombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar
- Njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit dhe punës në grup;
Kandidatët e interesuar duhet të paraqiten pranë ambjenteve të Agjencisë në datë 22.01.2024 ora 10.00 me dokumentacionin e mëposhtëm:
- Curriculum Vitae;
- Diplomë të shkollës së lartë;
- Dëshmi të ndryshme kualifikimi dhe specializimi, në qoftë se ka;
- Deklaratë prezantuese ose vlerësim pune nga punëdhënës të mëparshëm;
- Dëshmi të gjuhëve të huaja;
- Fotokopje e ID-së.
Testimi përkatës do të zhvillohet në një fazë, nëpërmjet intervistimit të kandidatëve pjesëmarrës.
Kandidati i përzgjedhur do të njoftohet me një njoftim të dytë.
Punësimi i specialistit të jashtëm në Agjenci do të realizohet nëpërmjet lidhjes së një kontrate pune me kohë të pjesshme në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 14 të Kodit të Punës.