09/20/2023

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 19 Shtator 2023

Në datën 19 Shtator 2023, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës.nnNë këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve, në Rregulloren nr. 17 dt. 28.07.2016 “Për politikën e administrimit të mjeteve financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të ndryshuar.

Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave shqyrtoi dhe miratoi propozimin për një ndryshim në Rregulloren nr. 17 dt. 28.07.2016 “Për politikën e administrimit të mjeteve financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të ndryshuar, i cili synon një efikasitet më të lartë të aktivitetit investues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.nnKëshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Scroll to Top