03/01/2022

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 28 Shkurt 2022

Në mbledhjen e datës 28 Shkurt 2022, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Për miratimin e kontratës për riblerjen e titujve ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës së Shqipërisë

Në bazë dhe për zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “t”, të nenit 53, pika 6, shkronja “b”, të nenit 59, pika 5 dhe pika 6 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, të ndryshuar, të nenit 73, pika 4 dhe pika 5 të ligjit nr. 133, datë 22.12.2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 18, pika 2 të rregullores të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014 “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, Këshilli Drejtues miratoi kontratën për riblerjen e titujve ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës së Shqipërisë. Këshilli Drejtues autorizoi Drejtorin e Përgjithshëm, Z. Genci Mamani për nënshkrimin e kësaj kontrate. Kjo kontratë do të zbatohet për të mundësuar kthimin në mjete likuide të fondeve të Agjencisë për përmbushjen e detyrimeve ligjore të saj në rast ngjarjeje sigurimi, si dhe kthimin në mjete likuide të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme me urdhër të Autoritetit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për përmbushjen e detyrimeve në zbatim të ligjit nr.133/2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka në Republikën e Shqipërisë”.n

  • Mbi miratimin e Raporteve të Auditit të Brendshëm të disa sektorëve në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave për periudhat përkatëse të vitit 2021.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi raportet e auditimit të brendshëm të veprimtarisë së Sektorit të Sigurimit dhe Kompensimit të Depozitave, Sektorit të Teknologjisë së Informacionit, Sektorit të Analizës së Riskut dhe Sektorit të Financës dhe Investimeve, për periudhat përkatëse të vitit 2021. Shërbimi i auditit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave kryhet nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k. dhe “Deloitte Albania” sh.p.k. në përputhje me Standardet Ndërkombëtare për Praktikën Profesionale të Auditimit të Brendshëm (IPPF).nnKëshilli Drejtues shqyrtoi informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Scroll to Top