05/20/2021

Agjencia e Sigurimit të Depozitave, prezanton në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë Raportin Vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2020.

Në zbatim të nenit 7, të Ligjit Nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për Sigurimin e Depozitave”, i ndryshuar dhe në përputhje me përcaktimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për Monitorimin Sistematik të Ndjekjes dhe Zbatimit të Rekomandimeve të Institucioneve të Pavarura Kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj, në datë 20 maj 2021, Z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, prezantoi në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë Raportin Vjetor mbi veprimtarinë e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2020. Raportin Vjetor mund ta konsultoni në seksionin përkatës të kësaj faqeje.

Scroll to Top