Në datën 27 Nëntor 2020 Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje, e cila u zhvillua përmes platformave elektonike online, Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:
- Mbi miratimin e Rregullores për hartimin, miratimin dhe zbatimin e buxhetit në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave.
Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 44 pika 1, shkronja “a”, të nenit 52, pika 1, shkronja “dh” të ligjit nr.53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 7, pika 6 dhe të nenit 8, pika 2, shkronja “k” të Statutit të Agjencisë, miratuar me vendimin e Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi Rregulloren për hartimin, miratimin dhe zbatimin e buxhetit në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave. Kjo Rregullore synon të paraqesë në mënyrë të qartë të gjithë fazat që ndjek procesi i hartimit, miratimit, ndjekjes dhe ndryshimit të buxhetit të Agjencisë, duke bërë ndarjen e roleve dhe përgjegjësive të strukturave pjesëmarrëse në këtë proces.
- Për dhënien e vërtetimit për plotësimin e kërkesave ligjore dhe nënligjore lidhur me sigurimin e depozitave Shoqërisë së kursim – kreditit “Fast Credit Albania”.
Këshilli Drejtues bazuar në nenin 17, të nenit 19, të nenit 21, të nenit 22, të nenit 26, pika 3, të nenit 34, pika 1, të nenit 52, pika 1, shkronja “p”, të nenit 53, pika 5, shkronja “d” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 35, pika 4, të nenit 71 të ligjit nr. 52/2016, datë 19.5.2016 “Për shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre”, si dhe të nenit 5 dhe të nenit 6 të Udhëzimit Nr. 4188, datë 1.9.2016 “Për sigurimin e depozitave në shoqëritë e kursim-kreditit”, të nenit 7, pika 6 të Statutit të Agjencisë, miratuar me vendimin e Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, miratoi dhënien e vërtetimit për plotësimin e kërkesave ligjore dhe nënligjore lidhur me sigurimin e depozitave Shoqërisë së kursim – kreditit “Fast Credit Albania”
- Për miratimin e termave të referencës dhe kritereve të përzgjedhjes të Audituesit të Brendshëm të Specializuar, për auditimin e brendshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për periudhën 2021-2024.
Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “j” dhe të nenit 63, pika 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, të ndryshuar, të nenit 7, pika 6, të nenit 17, pika 1 dhe të nenit 18 të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave shqyrtoi dhe miratoi termat e referencës dhe kriteret e përzgjedhjes të Audituesit të Brendshëm të Specializuar, për auditimin e brendshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për periudhën 2021-2024.
Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.