02/18/2020

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 14 Shkurt 2020

Në mbledhjen e datës 14 Shkurt 2020, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Për miratimin e disa ndryshimeve në Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 38, datë 20.12.2019 “Mbi miratimin e termave të referencës dhe kritereve të përzgjedhjes të Audituesit të Brendshëm të Specializuar, për auditimin e brendshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin financiar 2020”.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 43, të nenit 52, pika 1, shkronja “j” dhe të nenit 63, pika 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, të ndryshuar, të nenit 7, pika 6, nenit 17, pika 1 dhe të nenit 18 të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi termat e referencës dhe kriteret e përzgjedhjes të Audituesit të Brendshëm të Specializuar, për auditimin e brendshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin financiar 2020.

Scroll to Top