12/30/2019

Agjencia e Sigurimit të Depozitave nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Bankën e Shqipërisë

Në kuadër të zhvillmit të mëtejshëm të skemës së sigurimit të depozitave, mbrojtjes së interesave të depozituesve shqiptarë dhe forcimit të stabilitetit financiar në vend, Agjencia e Sigurimit të Depozitave nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën e Shqipërisë në datë 27 Dhjetor 2019. Institucionalizimi i bashkëpunimit midis autoriteteve përfaqëson një hap të rëndësishëm në zbatimin e prioriteteve strategjike të Agjencisë. Kjo marrëveshje synon zhvillimin në nivel teknik dhe operacional të bashkëpunimit tashmë të konsoliduar mes ASD dhe Bankës së Shqipërisë në rolin e saj si Autoriteti Mbikëqyrës.

Marrëveshja e Bashkëpunimit mundëson rritjen e efektivitetit në koordinimin e aktiviteteve dhe funksioneve të këtyre institucioneve, si dhe shkëmbimin e informacionit dhe eksperiencave në mënyrë të vazhdueshme, për realizimin e objektivave publikë respektivë. Në veçanti, kjo marrëveshje vendos urat e bashkëpunimit në nivel operacional ndërmjet të dy autoriteteve lidhur me ndërhyrjen e jashtëzakonshme dhe roleve respektive në këtë drejtim.

Scroll to Top