Në datat 10 – 12 Qershor 2019, një delegacion nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) vizitoi Fondin e Sigurimit të Depozitave të Ukraines (DGF) në Kiev.
Gjatë takimeve tre ditore DGF dhe ASD patën një diskutim të hollësishëm mbi procesin e kompensimit, kuadrin rregullator të tij dhe infrastrukturën e teknologjisë së informacionit (IT).
Koleget e Agjencise paten mundësinë për të mësuar më shumë mbi përvojën e kolegëve të tyre Ukrainas lidhur me procesin e kompensimit, mësimet e nxjerra nga kompensimet e kryera se fundmi dhe sfidat ne te ardhmen.
Kjo vizitë u organizua nga zyra e FSVC-së në Tiranë dhe u financua nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).