05/13/2019

Z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, prezanton në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë Raportin Vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2018.

Në zbatim të nenit 7 të Ligjit Nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për Sigurimin e Depozitave”, i ndryshuar dhe në përputhje me përcaktimet e Mekanizimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për Monitorimin Sistematik të Ndjekjes dhe Zbatimit të Rekomandimeve të Institucioneve të Pavarura Kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj, në datë 8 Maj 2019, Z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, prezantoi në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë Raportin Vjetor mbi veprimtarinë e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2018.

Scroll to Top