Në mbledhjen e datës 13 Shkurt 2019, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:
- Për anëtarësimin e shoqërisë së kursim – kreditit “Tirana Invest Kredit 2000” në skemën e sigurimit të depozitave dhe dhënien e certifikatës për sigurimin e depozitave
Mbështetur në nenin 52, pika 1, shkronja “p”, të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, dhe marrjes së njoftimit me shkrim nga Autoriteti Mbikëqyrës për dhënien e licencës, Këshilli Drejtues miratoi anëtarësimin e subjektit “Tirana Invest Kredit 2000” në skemën e sigurimit të depozitave dhe dhënien e certifikatës së sigurimit të depozitave.