Data e fillimit: 02/07/2018
Data e mbarimit 02/07/2018
Vendndodhja: Agjencia e Sigurimit të Depozitave
Pershkrimi:
Agjencia e Sigurimit të Depozitave në vijim të trajnimeve dhe takimeve me punonjës të Shoqërive të Kursim-Kreditit, më datë 02 korrik 2018, realizoi një trajnim me drejtues dhe punonjës të këtyre institucioneve. Trajnimi u krye në ambjentet e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
Objektiv kryesor i këtij trajnimi, ishte përgatitja për realizimin e simulimit për një proces kompensimi. Pjesmarrësit u asistuan për ngarkimin e skedarëve për simulim në Sistemin e Agjencisë. Krahas trajtimit të çështjeve teknike, u nënvizua rëndësia e hedhjes saktë dhe përditësimit të të dhënave të depozituesve të këtyre shoqërive. Përgatitja paraprake nëpërmjet simulimeve në kohë të qeta si dhe cilësia e mirë e të dhënave të depozituesve, janë dy nga faktorët më të rëndësishëm për realizimin me sukses të procesit të kompensimit të depozitave.
U vlerësua puna e vazhdueshme që bëjnë strukturat drejtuese të shkk-ve në informimin e depozituesve të tyre në lidhje me skemën e sigurimit dhe kompensimit të depozitave dhe u theksua që informimi i saktë, në mënyrë të kuptueshme dhe në kohë, mbi përfitimet dhe kufizimet e skemës, ndikon jo vetëm në edukimin më të gjerë financiar të tyre, por ndihmon dhe orienton ndërmarrjen e veprimeve të duhura në të ardhmen. Ndërgjegjësimi i punonjësve të shkk-ve mbi zbatimin me korrektësi të kërkesave të kuadrit rregullativ për sigurimin e depozitave në kohë të qeta, është po aq i rëndësishëm për përballimin e situatave të krizave dhe menaxhimin e situatës në rast të një ngjarje sigurimi.
Bashkëpunimi dhe asistimi i Shoqërive të Kursim-Kreditit, do të vijojë nga grupi i verifikimit i Agjencisë edhe gjatë procesit të verifikimit, si dhe në takime e trajnime të tjera që do të zhvillohen në vijim, gjatë vitit 2018.