Më datë 25.07.2017, në ambjentet e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, u zhvillua një takim zyrtar për dorëzimin e “Certifikatës së sigurimit të depozitave”, Shoqërisë së Kursim Kreditit “UniFin”, e cila përmbushi kushtet për anëtarësimin në skemën e sigurimit të depozitave.
Niveli maksimal i sigurimit dhe kompensimit të depozitave për çdo anëtar depozitues në shkk-në anëtare të skemës së sigurimit të depozitave është 2.000.000 lekë.
Në këtë takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm dhe përfaqësues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave si dhe drejtues dhe përfaqësues të UniFin.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë z. Genci Mamani, në fjalën e tij bëri një përmbledhje të gjithë procesit të përfshirjes në skemë të këtij subjekti. Ai vlerësoi punën e bërë për përmbushjen e kërkesave ligjore dhe nënligjore lidhur me sigurimin e depozitave, si dhe theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i mëtejshëm në mbarëvajtjen e këtij procesi.