12/16/2016

Takim me Misionin e Bankës Botërore

Misioni i Bankës Botërore, i kryesuar nga Z. Michael Edwards, u prit nga Z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, në një takim përmbledhës mbi Huanë për Politikën e Zhvillimit të Sektorit Financiar II (Development Policy Loan II) në datën 15 Dhjetor 2016.

Z. Mamani dhe Z. Edwards shprehën vlerësimet e tyre maksimale për bashkëpunimin e frytshëm mes ASD-së dhe Bankës Botërore. Gjithashtu  Z. Mamani shprehu falenderimin e tij për Bankën Botërore dhe në veçanti për Z. Edwards, të cilët në vitet e fundit kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e sektorit financiar në Shqipëri, si dhe në veprimtarinë e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Nga ana e tij, Z. Edwards siguroi se, edhe me tërheqjen e tij si drejtues i misionit të Bankës Botërore në Shqipëri, bashkëpunimi mes kësaj të fundit dhe institucioneve publike që rregullojnë sektorin financiar shqiptar do të vazhdojë edhe më tej në të ardhmen.

Scroll to Top