10/03/2016

Për sigurimin e depozitave në shoqëritë e kursim – kreditit

Në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë nr. 174, datë 21 shtator 2016 është publikuar Udhëzimi i Bankës së Shqipërisë nr. 4188,  datë 1.09.2016 “Për sigurimin e depozitave në shoqëritë e kursim-kreditit”, i cili hyn në fuqi 15 ditë pas datës së botimit në Fletoren Zyrtare (datë 6 tetor 2016). Udhëzimi është hartuar në zbatim të Ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.  Objekti i Udhëzimit është përcaktimi i kushteve, procedurës dhe afateve në lidhje me anëtarësimin e shoqërive të kursim-kreditit në skemën e sigurimit të depozitave, marrëdhënien e tyre me Agjencinë, si dhe veprimtarinë për sigurimin e depozitave.

Scroll to Top