Në datën 20 prill 2016, Drejtori i Përgjithshëm z. Genci Mamani prezantoi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave Raportin Vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2015.
Në emër të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, deputeti Ervin Bushati relatoi mbi veprimtarinë e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave gjatë vitit 2015, duke vlerësuar punën e ASD-së në administrimin e skemës së sigurimit të depozitave dhe kontributin e saj ne stabilitetin e sistemit financiar të vendit.