03/10/2016

NJOFTIM PËR TAKIMIN E ZHVILLUAR MES ASD DHE FSDK NË TIRANË

Në datën 3 Mars 2016, Agjencia e Sigurimit të Depozitave zhvilloi një takim me përfaqësues të Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës, në ambjentet e ASD në Tiranë, me pjesëmarrjen e Drejtoreshës së Përgjithshmë të FSDK Zj. Violeta Krasniqi dhe Drejtorit të Përgjithshëm të ASD, Z. Genci Mamani. Objekt i këtij takimi ishte shkëmbimi i eksperiencave për sistemet informatike të raportimit të të dhënave me bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave. Në veçanti diskutimi u fokusua në mënyren se si raportohet nga bankat dhe se si realizohet procesi i kompensimit duke përdorur Sistemin Informatik të Agjencisë.

Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave më të mira të ASD me siguruesit e depozitave homolege, kryesisht ato rajonalë, parashikuar edhe nga Marrëveshja Trepalëshe e Bashkëpunimit, e nënshkruar mes ASD, FSDK dhe esisuisse (Fondin Zviceran të Sigurimit të Depozitave dhe Agjentëve të Tregtimit të Letrave me Vlerë), në Dhjetor 2015.

Scroll to Top