Data e fillimit: 24/11/2013
Data e mbarimit 24/11/2013
Vendndodhja: Korçë
Pershkrimi:
Me date 26 shkurt 2014, Agjencia e Sigurimit te Depozitave ne bashkepunim me Banken e Shqipërisë, organizoi trainimin me temë “Sigurimi i te dhenave cilesore per depozituesit sidomosdoshmeri ne procesin e kompensimit“, me perfaqesues te subjekteve anetare te skemes se sigurimit te depozitave te qarkut Shkoder dhe Lezhe.
Temat e referuara ne trainim si “Sigurimi i të dhënave cilësore për depozituesit si domosdoshmëri në procesin e kompensimit”, “Transparenca dhe Rreziku operacional ne aktivitetin banker, “Ndërgjegjësimi i konsumatorit/depozituesit për sigurimin e depozitave”, synonin të evidentonin rëndësinë e komunikimit me klientin bankar, informimi i saktë dhe në kohë i tyre në lidhje me sigurimin dhe kompensimin e depozitave. rëndësia e hedhjes saktë dhe mirëmbajtjes së të dhënave të depozituesve, për mbarëvajtjen e vetë biznesit banker por edhe ne zbatimte kerkesave tekniket e procesit te automatizimit te te dhenave. Prezantimi i përfaqësuesit të Bankës së Shqipërisë vuri në pah rëndësinë e këtyre çështjeve, edhe nga kendvështrimi i kuadrit rregullativ të BSH.
Pjesmarresve ne trainim iu shpernda një Pyetësor i pergatitur nga Agjencia, per informim me te avancuar ne lidhje me ligjin “Për sigurimin e depozitave”.
Diskutimet e pjesmarresve, treguan domosdoshmerine e bashkepunimit ne vazhdimesi ndermjet ASD-se dhe anetareve te skemes per permiresimet e metejshme ne punen tone te perbashket.