Shpallje për Specialist të Jashtëm

Publikuar më: 22-07-2022

Ky njoftim skadon me: 08-08-2022

Përshkrimi i vendit të punës:

Agjencia e Sigurimit të Depozitave shpall kërkesën për “Specialist të jashtëm pranë ASD për përgatitjen për shtyp të materialit promocional me rastin e 20 vjetorit të Agjencisë, nga ana vizuale dhe paraqitjen e tij grafike (lay out), krijimin e një koncepti vizual që mbështetet në përmbajtjen e tekstit dhe përgatitjen e specifikimeve teknike për subjektin që do të përzgjidhet për prodhimin e materialit promocional”.

Përmbledhje e shkurtër e punës:

Specialisti i Jashtëm në bashkëpunim me Sektorin e Marrëdhënieve me Publikun do të kryejë detyrat si më poshtë:

  • Përgatitjen për shtyp të materialit promocional me rastin e 20 vjetorit të Agjencisë, nga ana vizuale dhe paraqitjen e tij grafike (lay out).
  • Krijimin e një koncepti vizual që mbështetet në përmbajtjen e tekstit.
  • Përgatitjen e specifikimeve teknike për subjektin që do të përzgjidhet për prodhimin e materialit promocional.

Njohuritë, aftësitë dhe eksperienca e kërkuar:

  • Të ketë një nivel formimi akademik të certifikuar me diplomë si dizenjues grafik ose në një nga fushat e arteve pamore.
  • Të ketë eksperiencë pune të paktën në një nga fushat e arteve pamore ose dizajnit grafik si ilustrimi, animacioni, etj.
  • Të jetë i aftë të përgatisë specifikimet teknike për prodhimin e materialit promocional për historikun 20-vjeçar të Agjencisë.
  • Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit dhe punës në grup.
  • Të ketë aftesi të lartë krijuese dhe aftësi në fushën e tipografisë.
  • Të ketë punuar me praktika të ngjashme në ente publike ose private.
  • Të ketë aftësi në krijimin e një koncepti vizual që do të shërbejnë për ilustrimin e materialit të shkruar.
  • Të ketë angazhimin dhe aftësitë e duhura për të garantuar shërbime të niveleve të larta, duke përzgjedhur praktika bashkëkohore.
  • Të angazhohet të punojë në ambjentet e ASD-së ose virtualisht duke konsideruar situatën pandemike, sa herë kërkohet të mblidhet grupi i punës për një afat pune nga dy deri në katër javë.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqiten pranë ambjenteve të Agjencisë në datë 8.08.2022 ora 10.00 me dokumentacionin e mëposhtëm: 

  • Curriculum Vitae
  • Diplomë të shkollës së lartë
  • Dëshmi të ndryshme kualifikimi dhe specializimi, në qoftë se ka
  • Punë të ngjashme
  • Deklaratë prezantuese ose vlerësim pune nga punëdhënës të mëparshëm
  • Fotokopje e ID-së.

Testimi përkatës do të zhvillohet në një fazë, nëpërmjet intervistimit të kandidatëve pjesëmarrës.

Kandidati i përzgjedhur do të njoftohet me një njoftim të dytë.

Punësimi i specialistit të jashtëm në Agjenci do të realizohet nëpërmjet lidhjes së një kontrate pune me kohë të pjesshme në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 14 të Kodit të Punës.