Takim pune me shkk-të anëtare të skemës

Publikuar më: 21-09-2023


Agjencia në kuadër të zhvillimit të iniciativave dhe projekteve të reja të parashikuara në planin e saj strategjik 2021-2023, në vijim të bashkëpunimit të vazhdueshëm me shkk-të si anëtare të skemës së sigurimit të depozitave, organizoi një takim pune me përfaqësues nga secila shkk në datë 18 shtator 2023.

Çështjet kryesore që u diskutuan në këtë takim ishin në funksion të rritjes së gatishmërisë operacionale, për përgatitjen dhe kryerjen e procesit të kompensimit.

Në veçanti u trajtuan tema për përmirësimin e punës për paraqitjen unike të depozituesve nëpërmjet testimeve në sistemin e Agjencisë, gatishmëria dhe saktësia e raportimit të skedarëve për simulim në sistemin e Agjencisë në çdo moment që kërkohet nga Agjencia, për të mundësuar procesin e kompensimit.

Rëndësi të vecantë, ju kushtua saktësisë së mbajtjes së të dhënave të depozituesve dhe depozitave të tyre në sistemet kryesore të shkk-ve, si edhe raportimi i tyre në Agjenci në funksion të paraqitjes unike të depozituesit (SCV), në përputhje me ndryshimet e kuadrit nënligjor të Agjencisë.

Gjithashtu në fokus të këtij takimi ishte edhe përmirësimi i kapaciteteve të teknologjisë së informacionit të Agjencisë, nëpërmjet automatizimit të administrimit të procesit të kompensimit si edhe  të raportimeve statistikore.

Një tjeter çështje që u diskutua ishte rritja e nivelit të njohurive të punonjësve të shkk-së për skemën e sigurimit të depozitave, nëpërmjët trajnimeve, për të zbatuar kërkesat e ligjit “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar , si edhe për të informuar saktë depozituesit në lidhje me sigurimin e depozitave.

Në përfundim të takimit, Agjencia falenderoi subjektet anëtare të skemës, për bashkëpunimin e vazhdueshëm, në funksion të forcimit dhe përmirësimit të skemës së sigurimit të depozitave.